
Fehmi Mujota është kthyer përsëri në postin e vjetër, në atë të zëvendësministrit të Infrastrukturës, ministri kjo që drejtohet nga Pal Lekaj.
Këtë post Mujota e kishte mbajtur edhe në qeverinë “Mustafa”. Ndërsa në vitin 2011, Mujota udhëhiqte vetë me këtë ministri.
Mujota postin e ministrit e kishte shijuar edhe në vitin 2008 sa ishte minister i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton Insajderi.
Mirëpo Mujota njihet edhe për skandalet e tij sa ishte ministër në qeverinë e drejtuar nga presidenti, Hashim Thaçi, në atë kohë edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ryshfet me para në dorë, shkelje ligjore, prekje të tenderëve e punë pa tenderë, favorizime, ndërrime të hetuesve e prokurorëve, ndikime politike e lidhje familjare ishin disa nga skandalet e zëvendësministrit Mujota.
Në tetor të vitit 2011 sa ishte ministër i Infrastrukturës, Mujota kishte angazhuar kompaninë e dhëndrit të tij, Armend Ademit, në dikasterin të cilin ai e drejtonte.
Fehmi Mujota ka qenë bartës i listës për asamble komunale të Shtimës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ndërsa në vitin 2006 ai udhëhiqte vetë me këtë komunë. /Insajderi.com