
Nën-ndikim të alkoolit sulmoi vëllain e tij – për këtë vepër edhe u arrestua.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:45 në Ferizaj, përcjell Insajderi.
Viktima pësoi lëndime trupore dhe si rezultat i kësaj mori tretman mjekësor.
Ndërsa, agresori me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com