“Dekada e re”- çka e dallon PDK-në e Veselit nga ajo e Thaçit?

“Dekada e re”- çka e dallon PDK-në e Veselit nga ajo e Thaçit?

Hashim Thaçin dhe Kadri Veseli janë duke u konsideruar dy nga njerëzit që kanë dëmtuar më së shumti Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kryetari aktual i PDK-së, Kadri Veseli me fillimin e fushatës “Dekada e Re”, kishte premtuar se partisë së tij do t’i bashkohen njerëz të fuqishëm dhe të shkolluar, duke përfshirë doktor shkencash e duke mos përjashtuar as bujkë e kryetar të rinj.

Vizioni i “Dekdaës së Re”, sipas Veselit do të jetë zhvillimi i Kosovës, pasi që siç kishte deklaruar Kosova është një vend me resurve të jashtëzakonshme.

Por dallimi në mes të “Dekdës së Re” të Veselit dhe “Misionit të ri” të Hashim Thaçit doli të jetë e kundërt me njëra-tjetrën. Reformat që mori Veseli së fundi brenda partisë, janë veprime të cilat ish-kryetari, Thaçi nuk kishte ndërmarr ndonjëherë.

PDK-ja mund të ketë ndonjë  ndarje siç ishte ajo me Jakup Krasniqin dhe Fatmir Limaj, pasi që  lideri aktual Kadri Veseli dëshiron një reforme siç thotë Veseli për ta luftuar krimin dhe korrupsionit brenda PDK-së, me ç’rast po i liron bashkëpartiakt të cilët kanë aktakuza nga funksionet brenda PDK-së.

InDoks në këtë episod do të sjell në mendjen e publikut momentet të cilat e përshkruajnë dekadën e parë të PDK-së në pushtet. Me procese gjyqësore të figurave të fuqishme të saj në vend dhe me akuza për krime morbide për liderët e saj jashtë vendit. Me suksese kozmetike e me dështime spektakulare. Nga një parti që dilte e para në një parti që i duhen dhjetar subjekte të tjera në koalicion që të guxojë që të hyjë në garë.