Dekani i Fakultetit të Arteve anëtar i LDK-së

Dekani i Fakultetit të Arteve anëtar i LDK-së

Regjisori Agim Selimi është zgjedhur sot dekan i Fakultetit të Arteve pas tri rundeve të votimit me kundër-kandidatin dramaturgun Jeton Ahmetaj.

“Besoj se për çdo gjë kam me qenë afër juve, për student dhe për juve si profesorë”, ka thënë Selimi me tu zgjedhur pasardhës i Adem Rusinovcit si dekan i Fakultetit të Arteve.

Profesori i regjisor së Teatrit mori 24 vota ndërsa kundër-kandidati i tij mori vetëm 16 vota, i cili në një deklaratë për Klan Kosova tha se krejt çka i vyen Universitetit të Prishtinës dhe më saktësisht Fakultetit të Arteve është mos politizimi i saj.

“Universiteti duhet të lirohet nga ndikimet politike”, ka thënë Ahmetaj.

Por dekani i ri Selimi është komplet politik.

agim-selimi-dekan-i-fakultetit-t-euml-arteve-t-euml-bukura_hd

Agim Selimi ka qenë anëtar i Grupit të Eksperteve për Kulturë, Rini dhe Sport të Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë kohës kur ministër i Kulturës ishte Memli Krasniqi nga PDK.

Agim Selimi njihet edhe për faktin se gjatë kësaj kohe kur kishte reaguar kundër një projekti që vet sa ishte LDK në këtë ministri e kishin financuar.

Bëhet fjalë për filmin e Ekrem Kryeziut “Kodi i Jetës”, i financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës në vitin 2009, kur drejtor i QKK-së ishte Zeqir Hamiti, kurse ministër i Kulturës, Valton Beqiri, të dy të afërt me LDK-në.

Madje, në jurinë vlerësuese kishte qenë edhe Agim Selimi, i cili sot është në “grupin e ekspertëve” të LDK-së, që e quante QKK-në Fondacion të Thaçit.