Deklarata bombë e Tahirit: Unë zgjodha ta kisha armik Ilir Metën (Video)

Deklarata bombë e Tahirit: Unë zgjodha ta kisha armik Ilir Metën (Video)

Vazhdon debati në Këshillin e Mandatëve në Kuvend ku fjalën e ka marrë ish-ministri Saimir Tahiri.

Me tone të ashpra, pas dy ore dëgjese Tahiri i është kundërvënë në prova prokurorëve në sallë duke cituar se është bërë më parë një hetim dhe është pushuar po nga prokuroria.

Gjatë debatit mes tyre, Prokurori Hajdarmataj i është drejtuar me “ti” ish-ministrit, gjë e cila e ka acaruar keq Tahirin i cili i është përgjigjur: mos mu drejto me “ti” por me “ju”.

Ndërkohë që pyetej vazhdimisht se kush mendonte se ia kishte kurdisur akuzat dhe kishte dorë në gjithë këtë që po i ndodhte, Tahiri refuzoi të jepte emra konkret, por u mjaftua duke përsëritur vazhdimisht frazën: “Nëse do të doja mund të kisha bërë shumë miq dhe jo armiq në politike duke blerë njerëz. Por, unë zgjodha ta kisha armik Ilir Metën…”., – tha Tahiri duke bërë të kuptueshme çdo gjë edhe pse përmes rreshtave.

Tahiri e përsëriste frazën në fjalë duke shtrënguar edhe grushtet në ekran prej gjendjes së rënduar psikologjike dhe me zërin që ngrihej sa herë përmendej Meta.

Akuzat e Tahirit ndaj Metës vijnë në një kohë kur në media është përmendur vazhdimisht lidhja e kreut të shtetit me kreun e akuzës, Adriatik Llalla duke bërë që të ngjisin jo pak në publik këto deklarata por edhe mendimi se Meta qendron pas gjithçkaje që po i ndodh atij.

SYRI.net LIVE – Mandati i Saimir Tahirit, Komisioni i Mandateve #FacebookLive

Posted by SYRI.net on Friday, 20 October 2017