" />

Deklarata e çmendur e Ramës kundër studentëve: Ju keni iPhone

Deklarata e çmendur e Ramës kundër studentëve: Ju keni iPhone

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka eskaluar në një debat televiziv përballë studentëve që po protestojnë për plotësimin e tetë kushteve, kur i ka pyetur ata se si janë pajisur me telefonë të mençur – iPhone.

Teksa po debatonte me studentët në emisionin televiziv “Top Show” në Top-Channel, Rama i tha studentëve se po i marrin iPhonët falas.

“Po iPhonët që i ndezët dhe e ndriçuat sheshin ku i morët. Nuk po flas për njërin nga përfaqësuesit e studentëve i cili i merr falas diku iPhonët”, u tha Rama, studentëve.

Studentët shqiptarë kanë disa ditë që po protestojnë në rrugët e Tiranës. Ata kanë një listë të kërkesave, të cilat kërkojnë t’iu plotësohen.

Kërkesa kryesore e tyre është përgjysmimi i tarifës së studimit. /Insajderi.com