Deklarata e Kurtit kundër Grenellit bën bujë në mediat ndërkombëtare

Deklarata e Kurtit kundër Grenellit bën bujë në mediat ndërkombëtare

Mediumi britanik “The Guardian” ka shkruar një artikull për kryeministrin e tanishëm të Kosovës, Albin Kurtin.

Sipas këtij artikulli Albin Kurti po pretendon se Richard Grenell është përfshirë në nxitjen votave që e rrëzuan qeverinë.

“Kryeministri i përkohshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar një sulm të ashpër ndaj drejtorit të shërbimit sekret kombëtar të Donald Trump, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në politikën e vendit dhe për të ndihmuar në rrëzimin e ish-qeverisë së tij me qëllimin për të dhënë një fitore të shpejtë diplomatike për Trump”, shkruan The Guardian.

Po ashtu, në këtë artikull thuhet se Kurti ka akuzuar Grenellin se ai ishte i interesuar vetëm për arritjen e një nënshkrimi për  marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi dhe se atij “nuk i interesonte përmbajtja e marrëveshjes”.

“The Guardian” në këtë artikull ka përmendur edhe Presidentin Thaçi, për të cilin thuhet që ka qenë më pranues në propozimet që janë bërë nga SHBA.