Deklarata e Macronit se do t’ua vështirësojë jetën të pavaksinuarve, ngjall reagime në Francë

Deklarata e Macronit se do t’ua vështirësojë jetën të pavaksinuarve, ngjall reagime në Francë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se ka ndërmend të vështirësojë jetën për njerëzit në Francë që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.

“Unë me të vërtetë dua t’i shqetësoj ata dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë – deri në fund,” tha ai për gazetën franceze Le Parisien.

Por, kundërshtarët politikë thanë se gjuha e fortë që ai përdori në intervistë nuk ishte e denjë për një president, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Komentet e tij erdhën pasi një projekt-ligj për Covid u vonua të votohej nga deputetët e opozitës që u bashkuan kundër qeverisë.

Një debat në parlament mbi projektligjin, i cili do të ndalonte të pavaksinuarit nga pjesa më e madhe e jetës publike, u ndalua të vazhdonte pas mesnate.

Legjislacioni pritej të miratohej në një votim këtë javë, por Macron ka shqetësuar kundërshtarët e vaksinës dhe disa deputetë francezë kanë thënë se kanë marrë kërcënime me vdekje për këtë çështje.

Në intervistën e tij me Le Parisien të martën, Macron tha se megjithëse nuk do të “vaksinonte me forcë”. Ai shpresonte të inkurajonte njerëzit që të merrnin vaksinën duke “kufizuar sa më shumë që të ishte e mundur aksesin e tyre në aktivitetet në jetën shoqërore”.

“Unë nuk do të dërgoj [njerëz të pavaksinuar] në burg,” tha ai. “Kështu që ne duhet t’u themi atyre, nga 15 janari, nuk do të mund të shkoni më në restorant. Nuk do të mund të shkoni më për një kafe, nuk do të mund të shkoni më në teatër. Nuk mund të shkoni më në kinema”./Insajderi.com