Deklarata e nënës 14 vjecare në Polici që lindi foshnjën e djalit të dajës

Deklarata e nënës 14 vjecare në Polici që lindi foshnjën e djalit të dajës

14 vjecarja nga Gjilani e cila lindi foshnjën nga mardhënia seksuale me djalin e dajës ka thënë se nuk ka qenë në lidhje me ndonjë person tjetër. Ajo në deklarimin e saj para hetuesve të Policisë së Kosovës ka pranuar se ka kryer mardhënie seksuale tri herë me djalin e dajës.

Sipas deklaratës së përfolur të të miturës nga hetuesit policore, ajo kishte ikur menjëherë nga spitali pa lejen e stafit mjekësor. Rast për të cilin kishte raportuar insajderi muaj më parë.

“Me datën 24.11.2018, ka lindë foshnjën dhe pa pëlqimin e stafit mjekësor e ka lëshuar spitalin, këtë e ka bërë për t’u mos u marrë veshe se kush e ka lindur këtë foshnje, më tutje shton se deri sa ka qëndruar tek daja i saj në fshatin Uglar, nuk është takuar më askënd, sipas saj nuk ka qenë në lidhje më ndonjë person tjetër, gjatë qëndrimit te daja ka pasur tri herë marrëdhënie seksuale me të njejtin dhe atë me dëshirën e të dyve”, thuhet në deklaratën e Policisë të publikuar në T7.

14 vjeçarja E.R. nga fshati Uglar i Gjilanit, lindi foshnjën e saj në fund të muajit dhjetor të vitit që kemi lënë pas. Fillimisht u raportua se ajo kishte braktisur pas lindjen vajzën e saj foshnje, duke e lënë nën përkujdesjen e mamive të repartit të Neonatologjisë të Spitalit Rajonal të Gjilanit.

Kjo, pasi foshnja erdhi në jetë si pasojë e një incesti mes nënës së saj me djalin e dajës L.M.. Edhe ky i fundit doli të jetë i mitur – 16 vjeç.

Rastin është duke u hetuar nga Policia dhe Prokuroria e Shtetit. Versionet e para të hetimit, nuk tregojnë se marrëdhënia mes të miturve të ketë qenë e dhunshme./Insajderi.com