Deklarata e përbashkët BE-Ballkani Perëndimor: “Presim nga Kosova e Serbia normalizim të marrëdhënieve”

Deklarata e përbashkët BE-Ballkani Perëndimor: “Presim nga Kosova e Serbia normalizim të marrëdhënieve”

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Samitin që po mbahet këtë të mërkurë në Brdo të Sllovenisë, kanë miratuar një deklaratë të përbashkët.

Në këtë deklaratë përmenden disa pika për të cilat BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë rënë darkord. Ndër të tjera, përmendet edhe procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga këto dy shtete, në deklaratë thuhet se pritet që të bëjnë hapa konkret në normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes tyre.

“Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Beograd- Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe presim përparim konkret nga të dyja palët në normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis tyre, i cili është kritik për stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar që ata të mund të vazhdojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane”, thuhet në pikën 6 të kësaj deklarate.

Një pjesë nga deklarata e përbashkët e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Më tej në deklaratë thuhet se “BE-ja riafirmon mbështetjen e saj të qartë për Perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në perspektivën evropiane, e cila është në interesin tonë strategjik reciprok dhe mbetet zgjedhja jonë e përbashkët strategjike”.

“BE-ja konfirmon angazhimin e vet në procesin e zgjerimit dhe vendimet e marra prej saj për këtë, bazuar në reformat e besueshme nga partnerët, kushtëzimi i drejtë dhe rigoroz dhe parimi i meritave të veta. Ne do të intensifikojmë më tej angazhimin tonë të përbashkët për të çuar përpara transformimin politik, ekonomik dhe social të rajonit, duke njohur ndërkohë progresin e bërë nga Ballkani Perëndimor. Ne kujtojmë gjithashtu rëndësinë se BE-ja të mund të mbajë dhe thellojë zhvillimin e saj, duke siguruar kapacitetin e saj për të integruar anëtarë të rinj”.

Deklaratën e plotë e gjeni KËTU./Insajderi.com