Deklarata e Shaqir Totajt – shpreson ende në fitore

Deklarata e Shaqir Totajt – shpreson ende në fitore

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren dhe kandidati për kryetar komune, z Shaqir Totaj, kanë falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën e treguar në procesin zgjedhor.

“PDK i falënderon të gjithë përkrahësit që i besuan sot me votën e tyre, z. Shaqir Totajt, për kryetar komune dhe projektit të tij.”

“Rezultati zgjedhor për Prizrenin është shumë i ngushtë dhe si i tillë është në favor të PDK-së. Prandaj, këto rezultate preliminare do të finalizohen pas disa ditësh kur të numërohen edhe mbi 1500 vota me kusht, të cilat PDK beson se mbi 70% prej tyre janë të demokratëve të saj”.

PDK njëherit iu bën thirrje votuesve të saj që të presin finalizimin e rezultateve për garën e Prizrenit në 5 ditët e ardhshme.

Nga 100% e vendvotimeve të numëruara nga KQZ në garën për këtë qytet prin Mytaher Haskuka me 50,32% pasuar nga Shaqir Total me 49,68% , njofton Klan Kosova.