Deklarata patetike dhe tejet e pasaktë e Vjosa Osmanit

Deklarata patetike dhe tejet e pasaktë e Vjosa Osmanit

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka dal me një deklaratë patatetike dhe tejet të pasaktë.

Osmani e cila në zgjedhjet e 6 tetorit kishte kandiduar për kryeministre të vendit, mirëpo doli e dyta me partinë e saj pas Albin Kurtit, ka shigjetuar ata të cilët po bëjnë përpjekje për të mos u arritur një marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së, duke ua përmendur gjysmë milioni qytetar që janë mbrapa dy partive.

Këtë paralajmërim nënkryetarja e LDK-së e ka dhënë edhe për njerëzit brenda Kosovës por edhe për ata jashtë.

“Të gjithë zërat, andej e këndej kufirit, që po bëjnë përpjekjet e tyre të fundit për ta parandaluar ndryshimit e për të rrënuar shpresën le ta dinë qartë se ne që bartim peshën e ndryshimit në Kosovë, i kemi edhe gati gjysmë milion qytetar prapa. Qytetarët e bënë ndryshimin me votën e tyre dhe nuk duhet të lejojmë që askush ta ndalë atë”, ka thënë Osmani për Express.

Kjo deklaratë e Osmani ka ardh, pas ofertës së fundit të cilën ia ka bërë VV-ja LDK-së.

Gazeta Insajderi në mëngjesin e sotëm ka shkruar për ofertën e re të cilën VV-ja ia ka bërë LDK-së.

Në këtë ofertë të siguruar nga Insajderi, Kurti ka propozuar rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14. Kësisoj LDK-ja do të ketë gjashtë ministri, Lëvizja Vetëvendosje pesë, derisa minoritetet tri ministri.

Oferta nga Kurti tek Mustafa ka shkuar të hënën rreth orës 22:00.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosja kishte dal e para me 221.001 vota ose 26.27 përqind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës kishte dal e dyta me 206.516 vota ose 24.54 përqind. /Insajderi.com