Deklarata për amnisti të krimeve të luftës përplasë mes vete këshilltarët e Kurtit dhe Thaçit

Deklarata për amnisti të krimeve të luftës përplasë mes vete këshilltarët e Kurtit dhe Thaçit

Deklarata e gazetarit Baton Haxhiu ku flet për amnisti të krimeve të luftës, ka përplasur mes vete në Twitter, këshilltaren e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Fëllanza Podrimja, dhe këshilltarin e presidentit Hashim Thaçi Artan Behrami, shkruan Gazeta Insajderi.

Podrimja ka shkruar në Tëitter se edhe njëherë një këshilltar i presidentit ka dëshmuar se është i dobët, kur flet për çështjet juridike.

Ajo thotë se amnistimi i krimeve të luftës nuk mund të ndodhë.

“Edhe një herë një këshilltar i presidentit dëshmon se është i dobët kur vjen fjala te çështjet juridike. Aministia për krimet e luftës, apo krimet kundër njerëzimit nuk mund të ndodhë. E drejta ndërkombëtare e ndalon këtë. Një marrëveshje e tillë në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ishte e pavlefshme”, ka shkruar ajo.

Ndërsa këshilltari i presidentit, Artan Behrami ka thënë se një pretendim i tillë i këshilltares së Kurtit është propagandë.

“Ky njeri nuk është këshilltar i presidentit. Ajo çka ju jeni duke bërë është se po provoni që të tërhiqni vëmendjen nga skandali i këshilltarit të Kurtit, që e ka akuzuar UCK-në për krime të luftës, duke përdorur një koment të një gazetari që nuk ka asnjë lidhje me institucionet”, ka shkruar në Twitter, këshilltari i Thaçit./ Insajderi.com