fbpx

Deklarata qesharake e hoxhës: LGBTI rrezikon ta zhdukë kombin shqiptar

Deklarata qesharake e hoxhës: LGBTI rrezikon ta zhdukë kombin shqiptar

Hoxha Fatmir Latfiaj ka dalë me argumente qesharake, në një ligjëratë të fundit të mbajtur në një xhami në Shipol, ku ka folur për Paradën e Krenarisë të komunitetit LGBTI që do të mbahet të martën në Prishtinë.

Duke e trumbetuar si një sëmundje dhe duke pretenduar të dhëna që nuk egzistojnë, hoxhë Latifaj e ka lidhur orientimin seksual me përkatësinë kombëtare.

Sipas tij, njerëzit homoseksual, lesbikë, bisexual, transgjinor dhe interseksual janë virus të cilin duan ta injektojnë tek shoqëria kosovare.

Në një video të publikuar në kanalin e tij zyrtar në Youtube, Latifaj e quan Paradën e Krenarisë si një “provokim që mund të qoj në një dënim të Allahut” por në të njejtën kohë ka shprehur “optimizmin” se qytetarët me kombësi shqiptare në Kosovë nuk do të kenë orientime të ndryshme seksuale por vetëm atë heteroseksual.

“Vec janë tu u lodh se shqiptari nuk bahet pederr, shqiptari nuk bahet homoseksuals, bija shqiptare nuk bëhet lesbike me emër të Zotit. Ja ja ja nuk bohet, nuk bohet”, thotë hoxha teksa i nervozuar i mëshon tavolinës.

Orientimi seksual nuk ka të bëjë asgjë me kombësinë e një personi, megjithatë sipas hoxhës, disa të dhëna të Organizatës Botërore e Shëndetësisë të cilat në fakt nuk egzistojnë “del se shqiptarët si pasojë e mungesës së martesave dhe seksit mes gjinive të kundërta rrezikon të zhduken në gjysmë milioni pas 100 viteve”.

E në këtë pikë, hoxha vazhdon deklaratat kontraverse duke pretenduar se kombi shqiptar rrezikon të zhduket si “pasojë e virusit të pederllakut”

“Edhe me e futë këtë virusin e ri, pederllakun, atëherë  ne kemi me u zhdukë kena me u asimilu krejt. Allahu na faltë”, ka thënë Latifaj, teksa në sallë dëgjohet “amini” i xhematit.

Ai më pas ka bërë thirrje për vetëdijësim si masë mbrojtëse dhe më pas ka krahasuar komunitetin LGBT me kafshët.

Deklarata të tilla të hoxhallarëve ndaj komunitetit LGBTI janë të njohura dhe tashmë kanë marrë bujë përsëri kur dy organizata për mbrojtjen e këtij komuniteti organizuan Javën e Krenarisë LGBTI që ka nisur të shtunën me një mbështetje të kryeminsitrit Ramush Haradinaj dhe do të mbyllet të martën me Paradën e Krenarisë./Insajderi.com