Ish-ministrja e Jash" />

Deklarata skandaloze e ish-ministres së jashtme për Gent Cakajn, kërkon largimin e tij nga Shqipëria

Dade tha se nuk e ka gjetur ende CV-në zyrtare të Gent Cakaj dhe nuk ka një ide mbi formimin e tij profesional.

“Që kur u diskutua emri i tij nuk gjeja dot CV-në. Sigurisht CV-në e ka shkruar vet, por kjo nuk e bën atë që të ketë garancinë si ministër i Jashtëm që do të përballojë sfidat që kemi. Mënyra se si ai ka dalë në skenën politike është pak jo e natyrshme. E kam ndjekur kur justifikonte kryeministrin që ne duhet të kemi një president të përbashkët. Ishte e pamundur të merrje thelbin e deklaratave të tij”,- deklaroi Dade.

Duke ju referuar fjalimit të parë të Cakaj, Dade u shpreh se artikulimi i tij dipomatik ishte i papranueshëm. “Si mund të jetë ministër i jashtëm një që s’ka koncepte e artikulim serioz e që emocionohet para kryeministrit të tij. Nëse Cakaj është kaq i mirë le ta çonte në Kosovë dhe të kontribuonte për diplomacinë atje.

Lidhur me delegimin e detyrës së ministrit, Dade tha se Rama tregoi se nuk e ka idenë e shtetit. “Në rastin konkret, Edi Rama është dekretuar duke vënë dorën mbi Kushtetutë dhe pas gjysmë ore t’ia delegojë zv/ministrit. Delegohen kompetencat në momentin kur ministri i Jashtëm është në mungesë absolute për të kryer të dytën. Unë nuk e di që kryeministri shqiptar është në mungesë absolute për të kryer detyrën. Genti e kishte hallin të mos zhgënjente kryeministrin, jo të kryente detyrën për Shqipërinë. Kam ndjekur edhe një ish-ministre që i gjithë meraku të ishte të mos zhgënjente kryeministrin. Këtu marrëdhënia nuk është për institucionit, por marrëdhënie kanalizohet në mënyrë personale”,- tha Dade lidhur me zëvendësministrin e Jashtëm.