Deklarata skandaloze e Ledri Vulës për gratë, mbërrin në SHBA – shkruan edhe New York Times

Deklarata skandaloze e Ledri Vulës për gratë, mbërrin në SHBA – shkruan edhe New York Times

Deklarata skandaloze dhe nënçmuese për gratë e reperit kosovar, Ledri Vula, ka mbërritur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje, është gazeta prestigjoze amerikane New York Times, e cila në një artikull për 15 këngëtarët “më në modë” të Evropës, ka shkruar se rritja e këngëtareve femra në muzikën rep në Kosovë, nuk është mirëpritur nga të gjithë.

“Megjithatë, rritja e grave në rep nuk është mirëpritur nga të gjithë. Muajin e kaluar, në një intervistë televizive, Ledri Vula, një yll i muzikës në Kosovë, tha: ‘Edhe femrat po bëjnë rep, do të thotë diçka nuk është në rregull'”, theksohet në artikullin e New York Times.

Ndërkaq, Vula në një reagim të mëvonshëm, kishte thënë se deklarimi i tij ishte keqkuptuar. /Insajderi.com