
Deklarimet qesharake të zëdhënësit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa nuk po kanë të ndalur.
Edhe kësaj here, Mustafa doli shumë qesharak në një deklaratë për media, duke e përsëritur vetën, gjatë gjithë kohës dhe duke mos thënë asgjë, se çfarë është biseduar në mbledhjen e kryesisë së LDK-së, shkruan Gazeta Insajderi.
Përveç se u dakorduan për të vazhduar sërish takimet, Mustafa nuk ka thënë asgjë tjetër.
“Ne jemi unik në qëndrime. Kemi përafrime me VV-në. Takimet do të vazhdojnë deri në arritjen e marrëveshjes. Do të vazhdojnë negociatat deri në arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje. Nuk kemi barrikedime. Jemi duke biseduar që së bashku të arrijmë deri në një marrëveshje”, ka thënë Mustafa.
Po ashtu edhe para tre ditësh pas përfundimit të takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, Besiana Mustafa kishte dal në një prononcim që nuk kishte thënë ndonjë detaj përveç që kishin rënë dakord për vazhdimin e takimeve.
Mustafa shkurt kishte dal para medieve para disa muajve duke thënë se liderët e dy partive janë pajtuar vetëm që të intensifikojnë takimet për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, shkruan Insajderi.
Ndërsa disa javë para se të certifikohen zgjedhjet Mustafa nuk kishte treguar dicka të tre vetëm se kishte thënë se ata janë gati për koalicion me VV-në vetëm se po e presin certifikim.
“Në kryesi diskutuam faktin që kemi rezultat mjaft të ngushtë me Vetëvendosjen, sepse gati jemi 50:50, por po e presim certifikimin e rezultateve”, kishte thënë Mustafa, shkruan Insajderi.
E tash janë bërë disa ditë që nga certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit dhe dy partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë nuk po mund të darkordohen për postin e presidentit. /Insajderi.com