Deklarimi i pasurisë, Havolli paralajmëron ndryshime me ligjin e ri

Deklarimi i pasurisë, Havolli paralajmëron ndryshime me ligjin e ri

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka thënë se katër mijë e 892 zyrtarë kanë pasur obligim të deklarojnë pasurinë e tyre, njofton Insajderi.

Havolli tha se pasurinë e deklaruar nga zyrtarët publikë, janë duke e publikuar përgjatë këtyre dy ditëve.

“4 mijë e 892 zyrtarë e kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë. 56 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 25 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë, dhe 28 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye. Ka disa arsye, që kanë qenë në paraburgim, me COVID-19 etj”, theksoi ai në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Derisa u pyet se si përcaktohet vlera e pasurisë së këtyre zyrtarëve, Havolli tha se me ligjin aktual, vlera e pasurisë përcaktohet nga vetë zyrtarët.

“Me ligjin aktual, vlera e pasurisë është vlerë e paragjykuar e tregut dhe çdo zyrtarë mund ta qes një vlerë të paragjykuar për pasurinë që ka. Me ligjin e ri që është në draft, pasuria do të ketë vlerën e kontratës… kurse të trashëgimisë do të kenë vlerën 0. Të gjitha pasuritë tash e tutje do të ju qitet vlera”, deklaroi ai. /Insajderi.com