QUINT-i i përgjigjet VV-së: Nuk do të ndërmjetësojmë në takimet VV-LDK

QUINT-i i përgjigjet VV-së: Nuk do të ndërmjetësojmë në takimet VV-LDK

Përfaqësuesit e shteteve të Quintit në Kosovë kanë dal me një deklaratë të përbashkët për media në lidhje me takimin e sotëm që do të mbahet në mes të VV-së dhe LDK e ku u tha se do të jenë prezent edhe ambasadorët e këtyre shteteve.

Në një deklaratë lëshuar nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara sqarojnë qëndrimin e tyre në  lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë.

“Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, ku thuhet se ‘Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqendrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratë të shteteve të QUINT-it.