Të pafajshëm u deklaruan Sadri Ramabaja dhe Avni Lluminica në rastin “Syri Popullit”, ku akuzohen për tentim-vrasjen e avokatit, Azem Vllasi.
Pasi Gjykata e Apelit e Kosovës ktheu në pikën zero rastin “Syri i Popullit” me kërkesën që Prokuroria Speciale të rregullojë aktin akuzues, kjo e fundit ka ardhur me një aktakuzë të re, të përmirësuar.
Sipas aktakuzës së re të akuzuar janë vetëm Sadri Ramabaja, Avni Llumnica dhe Bajrush Konjusha.
Ky i fundit e pranoi fajësinë për armë-mbajtje pa leje. /Insajderi.com