Deklarohet cigareshitësi që ia vunë duart në flakë: E kam bërë me dëshirë – desha pak famë

Deklarohet cigareshitësi që ia vunë duart në flakë: E kam bërë me dëshirë – desha pak famë

Personi që shihet t’i vihen duart në zjarr në një video që u bë shpejt virale nëpër rrjetet sociale ka thënë se gjithçka e ka bërë “me dëshirë”, “me dostat” e tij, njofton Insajderi.

Videoja tregon një person, i cili njihet në kryeqytet si “Bita”, shitës ambulant i cigareve, duke ia vënë disa persona duart në flakë. Shumë njerëz e kanë shpërndarë videon të tmerruar, derisa kanë treguar dhembshuri për njeriun që lëshonte gjëmime derisa provonte ta shuante zjarrin nga duart.

Qytetarët kërkuan edhe intervenimin e shpejtë të policisë, derisa shumë media raportuan për rastin.

Policia ka marrë në pyetje protagonistët, por të gjithë ata pritet të lëshohen, sepse “Bita”, që emrin e vërtetë e ka Faton, ka dëshmuar se ai vetë deshi të bëjë diçka të tillë.

Ka ndodhur me dëshirën time, me vetëdijen time, e pranova vetëm për të marr pak famë”, tha ai në një prononcim për TV Klan Kosova.

Na jena dosta, rrina gjithë ditën bashkë”, shtoi ai, derisa tregoi se “moti punoj si shitës i cigareve”.

Ai, për ta dëshmuar miqësinë me ata që ia vunë zjarrin, tha se “unë rri këtu natë e ditë, ha këtu e pi këtu”.

Për Klan Kosovën ka folur dhe një nga pronarët e lokalit, Dardan Bunjaku. Ka thënë se gjithçka është keqkuptuar shumë – derisa ka përsëritur se Bita ushqehet në lokalin e tij dhe janë shumë të afërt.

Këtu e ka si në shtëpi. Gjithçka është keqkuptuar. Ai e ka bërë me vetëdëshirë, kemi bërë shaka. U bë pak e madhe pasi që vetë Bita (Fatoni) e kanë bërë me vetëdëshirë. Të gjithë e dinë, edhe kam fakte edhe i ndihmojmë. Këtu e ka si në shtëpinë e vetë”, pohoi ai.

Edhe policia kanë me dal me një deklaratë, që është bërë vetë me dëshirën e tij, e jo nga ana jonë”, shtoi bashkëpronari i lokalit.

Ai ka deklaruar gjithashtu se “nuk ka pas lëndime, nuk ka pasur nevojë të shkohet te mjeku dhe asgjë e tillë”./Insajderi.com