Deklaroi rrejshëm se ia vodhën 32 mijë euro, arrestohet vitiasi

Deklaroi rrejshëm se ia vodhën 32 mijë euro, arrestohet vitiasi

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Viti, meqë dyshohet se i njëjti ka raportuar rrejshëm se disa persona të panjohur i kanë grabitur 32 mijë euro.

Siç njofton Policia në raportin e saj 24-orësh, gjatë hetimeve është vërtetuar dhe konstatuar se i dyshuari paratë e raportuara ia kishte dhënë një personi tjetër të cilit i kishte pasur borxh.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Viti 30.12.2020-14:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka raportuar – deklaruar rrejshëm se nga persona të panjohur i janë grabitur 32 000€. Gjatë hetimeve është vërtetuar dhe konstatuar se i dyshuari parat e raportuara i kishte dhënë një personi tjetër të cilit i kishte pasur borgj. Me urdhër të prokurorit kujdestar  rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Insajderi.com