Dekoratë për komandant “Drinin”

Dekoratë për komandant “Drinin”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar ish-komandantin e UÇK-së, Ekrem Rexha, i njohur si “Drini”.

“Familjes së Ekrem Rexhës, bashkëshortes Hajrijes dhe djemve të dashur Ekremit dhe Drinit, ua dorëzova Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe urdhrin “Hero i Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

“Si bashkëluftëtar, komandant i Zonës Operative të Pashtrikut dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, komandant “Drini” ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shtuar ai./Insajderi.com