Dekretohet Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike

Dekretohet Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është dekretuar gjatë ditës së djeshme në zyrën e presidencës, njofton Insajderi.

Kështu kanë bërë të ditur nga ZPRK, të cilët thonë se ky ligj është dekretuar në momentin që është sjellë nga Kuvendi.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka kaluar në lexim të dytë në seancën e jashtëzakonshme të së premtës me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndryshe, ky projektligj është zvarritur tash e sa kohë pasi i njëjti kundërshtohej nga partitë opozitare, PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilat kishin deklaruar se i njëjti nuk përmbush kërkesat e bizneseve dhe nuk përkon asgjë me rimëkëmbje ekonomike.

Ky projektligj u miratua në lexim të parë më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, me 64 vota pro. /Insajderi.com