Eskalon Rama, bën këtë veprim jo të mirë në takimin e OSBE-së

Eskalon Rama, bën këtë veprim jo të mirë në takimin e OSBE-së

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Bratislavë të Sllovakisë, ku po zhvillohet dita e dytë e takimit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së.

Rama shkruan në rrjetet sociale se është nder dhe përgjegjësi e madhe marrja e drejtimit të kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë. Po ashtu, ai thekson se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për vendin tonë që të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE.

Ndërkohë, kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga tërmeti tragjik, i cili la pas dhjetëra viktima, Rama shfaqet në video i qetë, ndërsa është rehatuar duke vendosur këmbët sipër tavolinës.