I del tymi një veture në lëvizje në Prishtinë

I del tymi një veture në lëvizje në Prishtinë

Komunikacioni në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë sot pasdite është bllokuar për disa minuta, pasi që një veturë e markës “Mercedes” ka filluar të digjet.

Intervenimi i shpejtë i pronarit dhe Policisë, të cilët e fikën zjarrin, e shpëtoi atë pa u djegur.

Policia është duke i bërë hetimet lidhur me këtë rast. /21Media