Delawie: Deputetët e VV-së janë pa ide

Delawie: Deputetët e VV-së janë pa ide

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar se deputetët e Vetëvendosjes të cilët sot kanë hedhur gazin lotsjellës, janë pa ide.

Për më tepër ai ka thënë se një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhë në Kosovë, e nuk ndodhë në asnjë vend në Evropë.

“Mendoj se një gjë e tillë nuk duhej të ndodhë në Kosovë. Kjo nuk duhet të ndodhë në një shtet Evropian, kjo nuk ndodhë në një vend Evropian. Dëshiroj të them se kam respekt të jashtëzakonshme për ata deputetë që sot janë në kuvend duke përdorur veprimet demokratike. Kam respekt për të gjithë ata polic dhe të gjithë të tjerët që po kryejnë punën e tyre me përgjegjësi”, tha Delawie.

Delawie i ka ftuar deputetët të kthehen në kuvend që të votohet marrëveshja.

“Ftoj deputetët që të kthehen në kuvend të votojnë për demarkacion, për të ardhmen evropiane. Kjo çështje e ka lidhur Kosovën që një kohë të gjatë dhe ka aq shuam çështje të rëndësishme që ka Kosova”, tha ai.