Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, të premten do të mbajnë konferencë për media në Kizhevak të Serbisë, aty ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet të jenë të shqiptarëve të vrarë nga serbët në luftë, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi për media.
Konferenca do të mbahet me fillim prej orës 10:00, ku do të flaës Ibrahim Makolli nga delegacioni i Kosovës dhe Veljko Odaloviq nga delegacioni i Serbisë.
“Nesër më 04 dhjetor 2020, në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Serbisë, kryetari i Delegacionit të Kosovës, z. Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë z. Veljko Odalovic do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com