Delegati i PDK-së ka telashe me numrat romak, nuk e di si shkruhet 9-shi

Delegati i PDK-së ka telashe me numrat romak, nuk e di si shkruhet 9-shi

Delegati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Migjen Shala ka pasur disa telashe në konventën e nëntë të partisë e cila është mbajtur sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Shala kishte postuar një foto me delegatin tjetër të PDK-së, Xhavit Gubetinin dhe në mbishkrim të fotos kishte shkruar se “Konventa e XI suksese të gjithve”.

Mirëpo Shalës në këtë mbishkrimi i kanë dal disa probleme, shkruan Gazeta Insajderi.

Në këtë foto Shala ia ka huqur me numrat romak. Në vend të numrit nëntë i cili sipas numrave romak shkruhet IX, ai e ka ngatërruar me numrin njëmbëdhjetë XI.

Shala është asamblist nga radhët e PDK-së në Komunën e Prishtinës.

PDK sot ka mbajtur konventën e nëntë ku kanë rizgjedhur kryetarin aktual të partisë, Kadri Veselin. /Insajderi.com