Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka ironizuar me deklaratën e zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi, ku tha se” Qeveria Kurti është Qeveria më pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Insajderi.
Deliu ka shkruar në Facebook se kjo mund të jetë e vërtetë vetëm nëse është shkarkuar zëvendësja e Kryeministrit Albin Kurti, Donika Gërvalla.
“Zv. kryeministri Besnik Bislimi e tha sot në Kuvend se “Qeveria Kurti është Qeveria më pro UÇK ”.Kjo mundet me qene e vërtetë vetëm nëse e keni shkarku zëvendësen e Kurtit, Donikën?”, ka shkruar ajo.
Bislimi, i cili të mërkurën ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane, ka deklaruar se” Qeveria Kurti është Qeveria më pro UÇK-së”./Insajderi.com