Deliu-Kodra: Diskursi i VV-së ndaj Amerikës nuk është i rastësishëm

Deliu-Kodra: Diskursi i VV-së ndaj Amerikës nuk është i rastësishëm

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, mendon që ” nuk është i rastësishëm” siç e quajti ajo “diskursi konfliktuoz” i Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo deklaratë e Deliut, erdhi pasi deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, deklaroi se “janë sovran dhe vendimet i marrin nga bindjet e tyre”.

Dugolli i është referuar kritikës së ambasadës amerikane në Kosovë ndaj Qeverisë për mënyrën sesi po shkarkohen bordet.

“Më së paku, është e turpshme të flasësh kështu me SHBA’të, një vend që ka mbështetur luftën e Kosovës për liri, shpalljen e Pavarësisë dhe vazhdon ta mbështes konsolidimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Por, Deliu s’beson se mendimi është veç i Dugollit, sipas saj ky “diskurs” ushqehet nga Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti po iu thotë vazhdimisht deputetëve të opozitës se “karta e antiamerikanizmit është djegur”.

Por, gjatë kësaj jave në Kuvendin e Kosovës, opozita drejtoi kritika të ashpërta ndaj Albin Kurtit për moszbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit. /Insajderi.com