Deliu-Kodra kritikon Gërvallën për paraqitjen në Këshillin e Sigurimit: Ishte ditë turpi për Kosovën

Deliu-Kodra kritikon Gërvallën për paraqitjen në Këshillin e Sigurimit: Ishte ditë turpi për Kosovën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar krye-diplomaten, Donika Gërvalla, për paraqitjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, njofton Insajderi.

Deliu gjatë një konference për media e quajti paraqitjen e Gërvallës si “ ditë turpi për Kosovën”.

“Ishte ditë turpi për Kosovën që u realizua nga ata që do të duhej të punonin për qytetarët dhe Kosovën. PDK as që ka pritur që do të jetë ndryshe sepse ata udhëhiqen nga inati. Kemi një krye-diplomate si Donika Gërvalla që për keqardhje dje ishte në linjë me përfaqësuesin serb dhe atë rus”, është shprehur Deliu.

Sipas saj, Gërvalla “foli zi e terr” për Kosovën, madje shtoi se ministrja e Jashtme ishte “në linjë me Serbinë dhe Rusinë”.

“Pushteti i ri po mendon se gjithçka në Kosovë fillon me ta. Ministrja e Jashtme e verbuar nuk tha asnjë fjalë për njohjen e Kosovës nga Izraeli. Pa ia kërkuar askush foli zi e terr në sy të botës se si Kosova është e zhytur në korrupsion”. /Insajderi.com