Deliu-Kodra: Mësimi Online nuk mund të zëvendësohet me shkollat klasike

Deliu-Kodra: Mësimi Online nuk mund të zëvendësohet me shkollat klasike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se mësimi online ka qenë i pranueshëm si një imponim në një kohë të caktuar, por nuk mund të jetë i zëvendësueshëm.

Për këtë ajo ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje në mënyrë që të hapen shkollat.

Kosova, kishte mbyllur shkollat disa ditë para se të paraqiten rastet e para të Coronavirusit, kjo si masë parandaluese ndaj COVID-19 që në atë kohë ishte përhapur në të gjitha shtetet e rajonit, përpos Kosovës dhe Malit të Zi – më pas dy shtetet u goditën nga pandemia.

Por, tashmë rastet pozitiv me Coronavirus dhe vdekjet e përditshme kanë ndikuar që pandemia në Kosovës të shihet në pikën kritike, njofton Insajderi.

Ministria e Arsimit ende nuk ka ndonjë plan konkret për mënyrë sesi do të vijohet mësimi.

Por, zërat që të arrihet një zgjidhje për hapjen e shkollave tashmë kanë filluar.

“Ne kem ditur të organizojmë shkollat edhe në kushte gati të pamundura dhe nën kërcënim të vazhdueshëm, kurse sot duket se me lehtësi e injorojmë këtë sfidë duke e lënë “zgjidhjen” në duart e teknologjisë”, ka shkruar Deliu në Facebook. /Insajderi.com/