Deliu – Kodra: Para dy dite Adelina Grainca më fliste me pasion për PDK-në

Deliu – Kodra: Para dy dite Adelina Grainca më fliste me pasion për PDK-në

Ish deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Adelina Grainca, ka deklaruar sot se iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje pasi nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në PDK, por deklarimet e saj i ka demantuar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra.

Deputetja Deliu-Kodra, përmes një postimin në Facebook, ka thënë se dy ditë më parë kishin drekuar së bashku me deputeten Grainca, me të cilën kanë folur rreth angazhimit politik dhe qasjes që ajo dëshiron të ndjek në opozitë.

“Dy ditë më parë kemi drekuar së bashku në njërën prej lokaleve të Prishtinës. Kemi folur rreth angazhimit politikë dhe qasjes që ajo dëshiron të ndjek në angazhimin opozitar, madje Adelina ka folur me pasion për fitoren në zgjedhjet lokale të PDK-së në Ferizaj”, deklaroi ajo./Insajderi.com