Deliu-Kodra: PDK gjithmonë ka pasur besim tek SHBA-të

Deliu-Kodra: PDK gjithmonë ka pasur besim tek SHBA-të

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se ky subjekt politik gjithmonë ka pasur besim në proceset ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të përfshira.

“Ne mbështesim SHBA-në dhe angazhimin e tyre në procese të jashtëzakonshme për Kosovën përfshirë edhe atë të fundit. E kemi thënë gjatë rrugës që roli i SHBA-së është i pakontestueshëm. Ne kemi shprehur rezervat tona si PDK për delegacionin e Kosovës dhe mënyrën e bërjes së marrëveshjes në Uashington”, ka thënë Deliu-Kodra, ka thënë ajo për Klan Kosovën.

Deliu  është shprehur se Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti nuk ka treguar gatishmëri për bashkëpunim me ta si opozitë.

“Nuk kemi qenë të kënaqur me qasjen e Hotit që nuk ka treguar bashkëpunim për ta afruar opozitën. Qeveria nuk ka sjell një platformë për dialog në parlament. Kemi pritur bashkëpunim më të madh me Qeverinë. Qeveria duhet ta dije e pa përfshirjen e opozitës do ta ka të vështirë të kalojë në parlament marrëveshjen”. /Insajderi.com