Deliu: Kurti ka provokuar tension në Skenderaj

Deliu: Kurti ka provokuar tension në Skenderaj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, tha të hënën se Albin Kurti ka “provokuar tension në Skenderaj”.

Deliu deklaroi se qytetarët e Drenicës “nuk duhet të bien pre e skenarëve” siç i quajti ajo të “të rrezikshëm” nga Albin Kurti.

“Ai luan rolin jetësor: manipulimin”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Deliu kërkoi nga Kurti “ta sqarojë pse iu nevojit Njësia Speciale në Skenderaj”.

“Pse nuk e kishte atë dikur në Podujevë? Pse nuk e pati dje në veri të Mitrovicës”, tha ajo. /Insajderi.com

 

Qytetarët e Skënderajit dhe të Drenicës, nuk duhet të bien pre e skenarëve të rrezikshëm të Albin Kurtit, ku ai…

Posted by Blerta Deliu on Monday, 1 February 2021