Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se “një kryeministër i cili urdhëron ngritjen në këmbë të ministrave nuk ka si ta kuptojë konceptin e llogaridhënies”.
Deputetja opozitare kritikoi edhe qasjen e Albin Kurtit në raport me gazetarët.
“Në konferenca për media, kryeministri shfaqet për t’iu përgjigjur interesimit të gazetarëve dhe jo anasjelltas! Kaq e thjeshtë është”, ka shkruar Deliu në Facebook.
Sipas saj, Kurti llogaridhënien “e kupton si shprehje te gjenerozitetit nga ana e tij e jo si obligim demokratik”. /Insajderi.com