Deliu: PDK garon të jetë parti fituese

Deliu: PDK garon të jetë parti fituese

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, tha të martën se subjekti politik pjesë e së cilës është edhe ajo i hyn garës zgjedhore për vendin e parë.

Përmendi “kontratën me qytetarit”, duke vota e tyre është sondazhi më i mirë.

“Ne garojmë në këto zgjedhje për vendin e parë dhe për të udhëhequr qeverinë. Sondazhet po e qesin PDK-në jashtëzakonisht mirë, pavarësisht diskutimeve që i kemi dëgjuar këtyre ditëve. Konsiderojmë së sondazhi më i mirë është vota e qytetarit dhe këtë votë e përkrahje PDK-ja do ta ketë me kontratën që do ta bëjmë me qytetarin e Kosovës“, tha ajo në Klan Kosova.

Për t’ia arritur këtij qëllimi, deputetja deklaroi se PDK-ja e ka një strukturë të konsoliduar.

“PDK-ja në këto zgjedhje futet më e përgatitur se kurrë. Ne kemi një strukturë të jashtëzakonshme dhe të konsoliduar mirë. Puna e kryesisë me organet e partisë ka nisur të intensifikohet ku kemi takime pothuajse çdo ditë me degët dhe kemi filluar me aderimet”, tha Deliu. /Insajderi.com