Deliu: Kurti të veprojë me Gërvallën si me Shkëlzen Gashin

Deliu: Kurti të veprojë me Gërvallën si me Shkëlzen Gashin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se nëse Albin Kurti nuk e shkarkon Donika Gërvallën siç e shkarkoi Shkelzën Gashin, atëherë kryeministri po vepron me “standard të dyfishtë”, njofton Insajderi.

Partia Demokratike e Kosovës, pjesë e së cilës është Deliu-Kodra, po kërkon dorëheqjen apo shkarkimin e Gërvallës me arsyetim se “është kundër UÇK-së”.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, deputetja e PDK-së tha se “Gërvalla nuk është person civil, por përfaqëson fytyrën e Kosovës”.

Kam pritur që znj. Gërvalla të flasë për krimet e Serbisë 20 mijë gratë e dhunuara, për viktimat që janë ende të pa gjetura. Nuk kam pritur që një përfaqësues e qeverisë të flasë me argumente të njëjta siç i ka bërë dhe po i bën Serbia”.

Pas fjalimit të ministres së Jashtme të enjten në Kuvendin e Kosovës, kishte përplasje fizike dhe verbale në mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.com