Ish-kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, i cili dha dorëheqje nga ky post, pasi Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin e Gjykatës Themelore për krime lufte, ka mohuar lajmet se në shtëpinë e tij, ka ndodhur një përleshje fizike.
Mediat lokale në Drenas, publikuan më herët një lajm ku raportohej se në rrahje ishin përfshirë edhe komandanti i FSK-së, Haki Xhemajli.
Demaku ka mohuar këto informacione duke folur për Insajderin.
Madje sipas Demakut, në shtëpinë e tij, nuk po mbahet e as që do të mbahet ndonjë tubim parazgjedhor i PDK-së.
“Në shtëpinë time PDK-ja nuk ka mbajtur ndonjë tubim e kështu që nuk ka pasur si të ndodhë ndonjë përleshje”, ka thënë Demaku për Insajderin.
Demaku madje ka thënë se do të ushtroj padi ndaj portalit “Drenica Sot” që i pari ka publikuar këtë lajm.
Ai ka thënë se prej dorëheqjes së tij, është duke u marrë me drejtësinë për ta dërguar lëndën në Supreme.
Ai nuk ka pranuar të komentoj fushatën për zgjedhjen e kryetarit në Drenas. Ka sqaruar se ka marrë pjesë deri më tani vetëm në dy tubime parazgjedhore në fshatin e tij.
Demaku megjithatë ka shprehur sigurinë që PDK-ja do të fitoj bindshëm në Drenas./Insajderi.com
Demaku: Ka mbetur vetëm vëllanë në varr ta dënojnë si kriminel