Demaliaj i kundërpërgjigjet Kocit: Duke folur palidhje kështu i ka pas honger do këpuca gojës në parlament

Demaliaj i kundërpërgjigjet Kocit: Duke folur palidhje kështu i ka pas honger do këpuca gojës në parlament

Deputeti nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj, i është kundërpërgjigjur Zëvendësministrit të Zhvillimit Ekonomik nga radhët e PDK-së, Gani Kocit, pasi që ai sot i është përgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt për deklaratat e  mbrëmshme për Rrustem Mustafën e Rexhep Selimin.

Pasi që Koci kishte thënë se Selimi e Mustafa, kanë kënduar, mirë që s’kanë qajtur si Haradinaj, Demaliaj ia ka kujtuar atij, siç thotë ai kohën kur i kishte marrë disa këpuca gojës në parlament.

“Sa e pa cipë kjo anë deklarative e Gani Kocit..!!
Shumë ka qejf me kercye në darsëm pa e thirrë..!!

Po ja kujtoj z. Kocit se duke folur palidhje kështu i ka pas honger do këpuca gojës në parlament..!!

Po shihet haptasi se shumë njerëz ju kanë gëzuar gjykatës speciale dhe subjekti juaj z. Koci e ka votuar këtë fatkeqësi dhe se nuk mund ta mbroni UÇK-në ju që krijuat këtë gjykatë..!!
Për Ramushin krejt e dijnë se sa e ka mbrojtë UÇK-në dhe sa e mbronë sepse ai është vet emblema e saj,por juve le tu mbetet në ndërgjegje ky cinizëm kundërshtues..!!
Me këtë po e dëshmoni se drithërimat e humbjes së madhe kanë hy në PDK”, ka shkruar Demaliaj.

Krejt këto deklarata vijnë pasi që, mbrëmë Ramush Haradinaj tha se Rexhep Selimi e Rrustem Mustafa kanë këndu në Gjykatën Speciale./ Insajderi.com