Demantohet LDK-ja – E dinte që nga 1 nëntori për debatin

Demantohet LDK-ja – E dinte që nga 1 nëntori për debatin

Arben Ahmet moderator i emisionit Debat-D, ka sqaruar mospjesëmarrjen e kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës Arban Abrashi.

Ahmeti ka thënë se ftesën LDK dhe Abrashi e kishte që nga data 1 nëntor i këtij viti, ku sipas tyre në këtë ftesë është sqaruar se nuk mund të ketë ndërrim të datës për shkak të planifikimit, shkruan Insajderi.

“Me 1 nëntor është vendosur data e debateve  për kandidatët për kryetar komune. Kur kemi planifikuar debatet për debate i është dërguar të gjitha shtabeve të partive politike. Ne kemi thënë se nuk mund të bëjmë ndërrim të debateve për shkak se është planifikuar e gjitha debatet. Qe 3 ditë jemi në kontakte me LDK dhe gjithë këto ditë kemi provuar ta kontaktojmë Abrashin por nuk është përgjigjur”, ka thënë Ahmeti në fillim të emisionit Debat-D, ku mysafiri i vetëm ka mbetur kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Moderatori Ahmeti më tej ka thënë se askush nga LDK nuk ka thënë asnjëherë se Abrashi nuk do të merr pjesë në këtë debat.

“Ata kanë propozuar 5 netët e fushatës debatet. Askush nga LDK nuk ka thënë që Abrashi nuk do të vjen ne kemi provuar deri tani kur edhe fillojë emisioni. Ne mendojmë që është e drejtë e një shtabi për të marrë pjesë a po jo në një debat”, ka thënë Ahmeti.

Më tej Ahmeti ka pasur një propozim të cuditshëm për Abrashin. Të sqaroi mospjesëmarrjen e tij në debat.

“E kemi një kamerë në dispozicion që të shkoj ku do që është Abrashi dhe të marr një sqarim përse nuk ka ardhur në debat dhe ndoshta edhe të planifikojmë debatin”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com