Demantohet pretendimi se Kurti ka thënë “Kush është me Amerikën e Rugovën është kundër Kosovës”

Demantohet pretendimi se Kurti ka thënë “Kush është me Amerikën e Rugovën është kundër Kosovës”

Lajmi që Albin Kurti në vitin 1998 ka deklaruar që “Kush është me Amerikën e Rugovën është kundër Kosovës”, del të jetë fake news.

Kështu ka deklaruar gazetari i Frankfurter Alldemeine, Michael Martens, gazetë e cila është etiketuar si autore e artikullit ku pretendohet të “ishte cituar”, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Por një artikull i tillë nuk është botuar kurrë në këtë gazetë, thotë Martens në Twitter, raporton Insajderi.

Ai këto lajme fake news i ka lidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

“Para zgjedhjeve në Kosovë, është duke u zhvilluar një fushatë e lajmeve të rreme në media të ndryshme sociale që përfshijnë Albin Kurtin dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ju lutemi vini re: Ky artikull nuk u shfaq asnjëherë në FAZ. Citimi është i rremë”, ka shkruar ai.  /Insajderi.com