“Demarkacioni e ka futur Haradinajn në vrimë lepuri”

“Demarkacioni e ka futur Haradinajn në vrimë lepuri”

Analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, e ka këshilluar Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, që sa më shpejtë që të jetë e mundur, të dal nga siç e quan ai “vrima e lepurit”, ku është futur.

Serwer për Gazetën Express, ka thënë se Kryeministri Haradinaj është dashur që të largohej nga kjo situatë me demarkacionin që kur e mori pozitën e kreut të ekzekutivit.

Analisti amerikan i ka komentuar dhe deklaratat e Hoyt Yee që Washingtoni dhe Brukseli të mos i ftojnë zyrtarët e korruptuar për vizita në këto dy qendra.

Analisti dhe ish- diplomati amerikan Daniel Serwer e ka dhënë vështrimin e tij për situatën aktuale në Kosovë si dhe paralajmërimet që i shprehu të mërkurën zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, për liderët e korruptuar në Ballkan.

Serwer duke e komentuar ngërçin që e ka kapluar Kosovën me rastin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi, proces ky që ka bllokuar dhe liberalizimin e vizave, thotë se kryeministri Haradinaj është mirë që sa më shpejtë të largohet nga kjo situatë dhe të mos i rezistojë demarkacionit.

Ai shprehet se Kosova, ka çështje shumë më të mëdha për të cilat duhet shqetësuar.

“Këshilla ime është që të dal nga kjo vrimë lepuri sa më shpejt të jetë e mundur. Kosova ka çështje shumë më të mëdha dhe më të rëndësishme për t’u shqetësuar. Kjo është një çështje që Ramush Haradinaj duhet ta kishte braktisur sapo mori detyrën. Kosova ka pak për të fituar dhe një marrëveshje të madhe për të humbur, nëse ai vazhdon t’i rezistojë demarkacionit”, vlerëson analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer.