100 mijë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për mbulimin e pjesshëm të dëmeve nga vërshimet e ndodhura në Komunën e Preshevës, njofton Insajderi.
Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, i cili njoftoi se vlera e dëmit të shkaktuar nga vërshimet ëshë 325 mijë euro.
Sipas tij, 50 mijë euro ka ndarë Bashkia e Tiranës dhe 50 mijë euro Komuna e Prishtinës, kurse Qeveria e Serbisë nuk nuk ndërmarrë asnjë hap për këtë çështje.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se këto mjete do të ndahen nga nënprogrami i kategorive të shpenzimeve të paparashikuara.
Murati ka thënë se mjetet për këtë vendim do të shkojnë në xhirollogarinë e Komunës së Preshevës. /Insajderi.com