Kosova jo vetëm që po përballet me krizë energjetike por një problem tjetër i cili ka hasur në vështërsi të pa tejkalueshme është ndotja e ambientit me anë të përdorimit të qymyrit.
Për shkak të reduktimeve të cilat kanë eskaluar deri në 10 orë nga ana e KEDS, qytetarët kanë gjetur si zgjidhje opsionale që të furnizohen me qymyr që gjatë sezonës së dimrit të paktën mos të kenë probleme me ngrohje.
Në disa foto të cilat i ka siguruar Gazeta Insajderi, kjo sasi e thëngjillit ishte zbrazur para një shtëpie në lagjen “Pejton”, në Prishtinë.
Përdorimi i qymyrit është ndaluar më ligj për shkak të ndotjes së ambientit, pasi cilësia e ajrit në Kosovë e sidomos në rajonin e Prishtinës është bërë alarmant/Insajderi.com