Agron Demi nga Instituti GAP ka deklaruar se janë rreth 600 mijë qytetarë në moshë pune që nuk kanë asnjë cent të kursyer në Trustin Pensional të Kosovës, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, Demi u shpreh se të njëjtit në tri vitet e ardhshme do të paguajnë për t’i kompensuar kursimet e atyre që kanë të drejtë që t’i tërheqin 10 përqind.
“Janë rreth 600 mijë qytetarë në moshë pune që nuk kanë asnjë cent kursime në Trust”.
“E në tre vjetët e ardhshëm këta kanë me paguar për me i kompensuar kursimet e tërhequra atyre 580 mijë personave që kanë kursime deri 9.999 euro”, ka shkruar ai.
Aplikimi për tërheqjen e 10 përqind të kursimeve në Trust ka filluar sot (e premte)./Insajderi.com