Në fshatin Kuk të Komunës së Dragashit nga organizatë jo qeveritare e quajtur “Halo Trust”, është duke punuar për deminim të minave në këtë zonë.
Ibrahim Shala zëdhënës i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), ka treguar për Gazetën Insajderi se në këtë fshat është edhe ekipi i FSK-së i cili bënë shkatërrimin dhe asgjësimin e mjeteve shpërthyese.
“Në fshatin Kuk të Dragashit është duke punuar në deminim një organistë jo qeveritare HALO TRUST. Ekipet e saj i gjejnë mjetet e pa shpërthyera, kurse ekipi i specializuar i FSK-së bënë shkatërrimin dhe asgjësimin e tyre”, ka thënë Shala për Insajderin.
Sot është raportuar se në këtë fshat janë deminuar 94 mina të pashpërthyer që nga lufta e fundit në Kosovë. /Insajderi.com