E ngarkuara me punë në Izrael, Ines Demiri, është deklaruar pas inaugurimit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, njofton Insajderi,
Me anë të disa fotografive të publikuara në rrjetet e saj sociale, Demiri thotë se ky moment është historic për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit, derisa ka shtuar se është ndëri më i madh i jetës së saj, t’i shërbejë shtetit në Izrael.
“Një moment krenar dhe historik për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit. Republika e Kosovës sot zyrtarisht e ka hapur Ambasadën në Jerusalem. Nderi më i madh i jetës sime që kam këtë mundësi ta hapi Ambasadën dhe t’i shërbejë me krenari shtetit tim në Izrael”, ka shkruar Demiri në Tëitter.
Sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se zyrtarisht është hapur Ambasada e Kosovës në Jerusalem. /Insajderi.com