Demolli thotë se ka koordinim me partnerët ndërkombëtarë për ushtrinë

Demolli thotë se ka koordinim me partnerët ndërkombëtarë për ushtrinë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka thënë se ministria që ai drejton ka dhënë opinion pozitiv për projektligjin për FSK-në dhe së bashku me disa ndryshime që ata kanë propozuar, i kanë dorëzuar Zyrës së Kryeministrit.

“Ajo çka është me rëndësi është opinioni pozitiv. Ne po ashtu ia kemi bashkëngjit një numër të ndryshimeve të cilat i propozojmë, por të cilat duhet t’i marrë parasysh presidenca që është sponzore  e ligjit”, ka thënë Demolli.

Demolli ka thënë se projektligji i propozuar nga Presidenti Hashim Thaçi është në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“S’kisha dashur të them pa pajtimin. Çdo gjë është në koordinim me SHBA-të dhe partnerët tanë strategjik. Andaj ju e keni dëgjuar sot edhe debatin e presidentit të vendit për këtë Draft ligj dhe është thënë se është në koordinim me partnerët tanë strategjik”, tha ai.